📌27 Janari 1923 është dita e dekretimit të Ligjit të parë shqiptar “Për pylltarinë shqiptare” dhe sot përkujtohet me nderim si Dita e Shërbimit Pyjor Shqiptar. 🌳
Kushtuar kësaj dite Bashkia Përmet në 🤝bashkëpunim me Administratën e Zonave të Mbrojtura (AdZM Gjirokastër),mbollën 150 fidanë pishë e butë 🌱në zonën e Braçkovës.
✅Në këtë mënyrë përveç rehabilitimit të zonës ,e cila prej vitesh shërbente për dekompozimin e mbetjeve ♻️, kujdesemi edhe për natyrën ☘️ duke i dhënë jetë asaj dhe shëndet vetes tonë.
Gëzuar këtë ditë të rëndësishme për çdo inspektor, inxhinier e profesionist 👨‍💼që ka kontribuar dhe vazhdon të kontribuojë në fushën e pyjeve. 🌳
🙏Mirënjohje dhe respekt për heronjtë e heshtur, që jetën e tyre ia kanë kushtuar mbrojtjes së natyrës.💚
“Gëzuar 💯 vjetorin Shërbimi Pyjor Shqiptar!