Data 1 Tetor është vendosur si Dita Botërore e të Moshuarve me qëllim sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për vëmendjen dhe kujdesin që duhet treguar për thesarët e familjes dhe shoqërisë.
Në ditën kushtuar moshës së tretë, të rinjtë e Këshillit Rinor Përmet, zgjodhën të kalonin disa momente në Qendrën për të Moshuarit.
Të rinjtë ju bashkuan gjyshërve aktivë të Qendrës në bisedat e përditshme, kafen e mëngjesit dhe lojën domino që i shoqëron çdo ditë.
Pak vëmendje modeste ishte kënaqësi për të rinjtë por edhe për gjyshërit.
Ata janë kultura, familja, historia dhe tradita jonë ndaj më shumë vlerësim dhe përkujdes për gjyshërit tanë.