🌺Ne kete trokitje te pare te pranverës, qyteti ishte më i bukur se kurrë dhe plot ngjyra, ashtu si lulet e pranverës.
🌞Për të 7-in vit rradhazi festojmë ardhjen e pranverës në #Përmet si një traditë e veçantë e të gjithë shqiptarëve.
🌷Vizitorë vendas dhe të huaj ju bashkuan kësaj dite duke vizituar stendat me gatime 🧆🥙tradicionale, panairin me produktet lokale dhe duke shijuar njëkohësisht muzikë dhe lojra popullore.
📌Mes atmosferës festive, Kryetarja e Bashkisë znj. Alma Hoxha së bashku me Ministren znj.Mirela Kumbaro, përshëndetën aktivitetin dhe miqtë e veçantë të ardhur në Përmet duke ndarë lajmin për shpalljen e lumit #Vjosa Park Kombëtar.
👏Falenderim për shoqatën #Patagonia dhe #IUCT që së bashku me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, me punën fantastike bënë të mundur finalizimin e kësaj nisme.
🙏Gjithashtu organizimet e ditës së sotme sdo ishin njësoj pa stafin e përkushtuar dhe bashkëpunues të SlowFood, Cesvi, Vjosa Explorer dhe Pro Përmet.
❤️Verë të begatë dhe plot gëzim për çdo familje përmetare.
🌸Gezuar Dita e Verës!