Në kuadër të Ditës së Tokës 🌱, Këshilli Vendor Rinor zhvilloi aktivitetin “Rikrijo për Tokën”, duke sjellë punime kreative me materiale të riciklueshme ♻️ dhe duke përcjellë një mesazh të qartë: “Mos e hidh- krijo!” 🌍
Ky aktivitet vuri theksin tek edukimi i të rinjve 🎓 dhe roli i shkollave 🏫 në formimin e një kulture të re ndaj mjedisit, ku ndarja dhe ripërdorimi i mbetjeve bëhen pjesë e përditshmërisë 🌿
📍 Në vijim të kalendarit mjedisor, u zhvillua edhe një vizitë në qendrën e ndarjes së mbetjeve ♻️, ku të rinjtë panë nga afër procesin e riciklimit dhe forcuan ndërgjegjësimin për rëndësinë e tij 🌱