Me fillimin e sezonit të ri sportiv, ekipet Klubit të Futbollit Përmeti kanë nisur përgatitjet nën drejtimin e trajnerëve.
🤝 Në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe Shoqatën Rajonale të Futbollit Gjirokastër, ekipet e FK Përmeti përfituan bazë materiale sportive në kuadër të projektit të FSHF-së “Uniforma Ime”.
👕⚽️ Pajisjet dhe uniformat e reja janë një mbështetje e rëndësishme për të rinjtë tanë, të cilët përmes sportit zhvillojnë jo vetëm aftësitë e tyre, por edhe disiplinën, bashkëpunimin dhe frymën e ekipit.
🏆 Suksese ekipeve tona në sezonin e ri! Le të jetë një sezon i mbushur me punë, përkushtim, emocione dhe sa më shumë fitore! 💚⚽️